Docherty: I lumtur që trupat britanike do të përforcojnë KFOR-in në Kosovë
N.M. /RTKlive
Ministër i Britanisë së Madhe për çështje evropiane, Leo Docherty, është shprehur i lumtur që trupat britanike do të përforcojnë KFOR-in në Kosovë.
Pasi që Britania e Madhe ka marrë vendim ta rris praninë në Kosovë, sidomos pas tensioneve të fundit më 24 shtator në veri të Kosovës, ministri britanik për Evropën, në një postim në rrjetin social, “X”, ka thënë se vendi i tij është i përkushtuar ndaj NATO-s dhe ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Të kënaqur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po forcojnë KFOR-in në Kosovë, duke demonstruar përkushtimin tonë ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ne kërkojmë qetësi dhe de-përshkallëzim nga të gjitha anët. E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut”, ka shkruar Docherty.
























