Bildt reagon për zhvillimet në veri: Konfliktet e ngrira duhen zgjidhur
BKT
Lajme

Bildt reagon për zhvillimet në veri: Konfliktet e ngrira duhen zgjidhur

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka folur lidhur me situatën e krijuar së fundi në veri, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Bildt, në një postim në platformën “X”, ka thënë se çështja e veriut të Kosovës dhe situata e serbëve në Kosovë është dashur të zgjidhej shumë më herët

Sipas tij, është dashur të nxirret mësimi, që konfliktet e ngrira nuk mbesin të tilla përgjithmonë.

“E di që është shumë më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, por çështja e veriut të Kosovës, dhe situata e serbëve të mbetur në Kosovë, është dashur të zgjidhet shumë kohë më parë. Në vend të kësaj, ajo është lënë vetëm të acarohet. Duhet të kishim nxjerrë mësimin: Konfliktet e ngrira nuk ngrihen kurrë përgjithmonë”, ka shkruar Bildt.


MË SHUME NGA Lajme