Mbahet aktiviteti “Vrapo për shëndetin” - në mbështetje të grave
RTKlive
Sot, në Prishtinë u mbajt aktiviteti “Vrapo për shëndetin”, në mbështetje të grave që po ballafaqohen me kancerin e gjirit.
“Vrapimi për shëndetin” dhe ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit “Race for the cure”, nisi në orën 11:00, nga sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Pjesëmarrës ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama me zonjën Kristale Ivezaj Rama, anëtarë të kabinetit, drejtorë e pjesë nga stafi i kryeqytetit, si dhe këshilltarë komunal të Kuvendit të Prishtinës.
Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.
























