Sulmi në Turqi, Kurti u dëshiron shërim të shpejtë policëve të plagosur
BKT
Lajme

Sulmi në Turqi, Kurti u dëshiron shërim të shpejtë policëve të plagosur

N.M. /RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me sulmin me bombë pranë ndërtesave ministrore në Ankara. Ai tha se ndihet i trishtuar pas këtij lajmi.

Kurti, përmes një postimi në platformën “X” u ka uruar shërim të shpejtë policëve të plagosur atje.

"I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Ankara, por i lehtësuar kur mësova se dëmi i synuar u shmang kryesisht nga institucionet turke. Mendimet tona janë me policët e lënduar dhe i urojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti.

Ministria e Brendshme e Turqisë  ka njoftuar se dielën se dy “terroristë” e kryen një sulm me bombë para ndërtesave ministrore në Ankara, duke shtuar se njëri prej tyre u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri u “neutralizua” nga forcat turke.

 


MË SHUME NGA Lajme