Kearns: Dërgimi i trupave britanike në Kosovë, lëvizje e rëndësishme
BKT
Lajme

Kearns: Dërgimi i trupave britanike në Kosovë, lëvizje e rëndësishme

M.M. /RTKlive

Dërgimi i Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në kuadër të trupave paqeruajtëse NATO/ KFOR është vlerësuar nga Alicia Kearns si lëvizje e rëndësishme për mbështetje.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, përmes platformës “X”, ka reaguar për vendimin e Grant Shapps, sekretar i ri i Mbrojtjes në Britani të Madhe, në dislokimin e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në Kosovë nën komandën e NATO/KFOR-it.

“Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit: frenoni, mbroni dhe mbani përgjegjësi”, ka shkruar ajo në platformën “X”.


MË SHUME NGA Lajme