Kurti: Terroristët kishin mbështetjen e plotë të shtetit serb
BKT
Lajme

Kurti: Terroristët kishin mbështetjen e plotë të shtetit serb

M.M. /RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe, 4 ditë para sulmit terrorist.

Kurti përmes një postimi në platformën “X”, shpërfaq  stërvitjet e grupit terrorist të cilat u zhvilluan në bazën ushtarake e Kopaonikut dhe që sulmet kishin mbështetjen dhe planifikimin e plotë nga shteti serb.

“Në foto: Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe, 4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”, shkruan Kurti në platformën “X”.

https://twitter.com/i/status/1708530372005273787

 


MË SHUME NGA Lajme