Armatimi i konfiskuar, prodhim i viteve të fundit në Serbi|Video
BKT
Lajme

Armatimi i konfiskuar, prodhim i viteve të fundit në Serbi|Video

N.M. /RTKlive

Policia e Kosovës ka prezantuar një pjesë të armatimit të konfiskuar në veri të vendit, sipas tyre, kjo dëshmon se të njëjtat janë të prodhuara në Serbi.

Policia, në një postim në Facebook, sqaron se disa prej tyre - si armatimi po ashtu edhe municioni - rezultojnë të jenë prodhime të viteve të fundit.

“Në foto janë shfaqur disa nga armatimi i konfiskuar e që dëshmon se të njëjtat janë të prodhuara në Serbi dhe disa prej tyre si armatimi po ashtu edhe municioni rezultojnë të jenë prodhime të viteve të fundit”, njofton Policia e Kosovës.

Një javë pas zhvillimeve të datës 24 shtator 2023 në veri të Kosovës, gjegjësisht në fshatin Banjskë,  ku Policia e Kosovës realizoi operacionin e suksesshëm ndaj grupit terrorist, gjetjen dhe konfiskimin e një arsenali armësh, pajisjeve të ndryshme ushtarake, armë të rënda të kalibrave të ndryshëm, eksplozivë dhe automjete përfshirë ato të blinduara, sot në ora 15:00 u organizua edhe konferenca e radhës për media, lidhur me të rejat e fundit.

 

Policia e Kosovës,gjithashtu ka postua edhe disa pamej që kanë të bëjnë lidhur me vepromtarinë e grupit terroristë.

Video 1.

Incizimet e datës 26 gusht 2023 ku paraqiten imazhe nga Kopauniku-Serbi, ku shihen resortet dhe hotel Grey që është prone e Millan Radojqiq.

Video 4

Në ketë video të datës 20 Shtator 2023 paraqiten pamje ku grupi ka hasur në rezistencë dhe ku simulohet mbështetja me mjete te blinduara (HUMVEE).

Video 3

Sipas pamjeve të datës 20 Shtator 2023 duket se ushtrimet taktike operative për sulme ndahen në disa grupe në drejtime të ndryshme të pajisur me armë të gjata dhe pajisje ushtarake. Këtu shihen mjetet motorike, ku sipas pamjeve shihet se grupi ka simuluar sulmin dhe simulohen edhe plagosjet e anëtareve të grupit terrorist si dhe dhënia e ndihmës se parë.

Video 2

Incizimet i përkasin datës 2 shtator 2023 po ashtu ne Kopaunik afër hapësirave pronë e Milan Radoiqiq, këto imazhe paraqesin testimin e veshjeve të cilat janë kundër kamerave termike.

Pamjet tjera paraqesin ushtrimet finale të grupit terrorist në poligonin e ushtrisë serbe i njohur si Pasuljanske Livade.

Video 5

Këto pamje po ashtu të datës 20 Shtator 2023 janë vazhdim i pamjeve paraprake ku vërehet se automjeti luftarak (HUMVEE) ka ndaluar. Në vijën e parë shihet se ka inskenime/luftime ndërmjet gupeve . Vërehet se (HUMVEE) është duke mbështetur vijën e parë ndërsa luftimet e stimuluara nga grupi nën mbështetjen e (HUMVEE), janë duke shkëmbye zjarre. Si pjesë e këtij ushtrimi ushtarak të grupit terrorist vërehen edhe automjete (HUMVEE) dhe dyshohet se njeri nga automjetet e konfiskuar nga Policia e Kosovës në sulmin terrorist të datës 24 Shtator 2023 është përdorur në të njëjtin ushtrim.


MË SHUME NGA Lajme