09:29 / 02.10.2023
Rama publikon pamje se si do të duket tregu i ri në kryeqytet
V.Th. RTKlive
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë nisur procedurat për ndërtimin e tregut të ri të gjelbër në kryeqytet.
Përmes një postimi në Facebook me disa foto, Rama ka publikuar projektin se si do të duket ky treg.
“Treg i Ri me kushte shumë më të mira infrastrukturore dhe me pastërti të duhur. Kështu do të duket Tregu i Gjelbër në Kryeqytet, për të cilin tashmë vetëm se kemi nisur procedurat për realizimin e këtij projekti. Javë më parë e pastruam ndërsa tash është duke u krijuar një ambient shumë më dinjitoz ku mund të blini fruta e perime”, ka shkruar Rama.























