Dervishaj: Gjatë luftës nuk kam takuar ndonjë person me emrin Pjetër Shala
V.Th. RTKlive
Në Dhomat e Specializuara në Hagë,edhe sot ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.
Dëshminë e tij e ka dhënë Bedri Dervishaj, i cili duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Shalës, tha se gjatë luftës as nuk e ka takuar dhe as nuk e ka njohur ndonjë person me emrin Pjetër Shala.
I pyetur se a ka dëgjuar gjatë luftës për nofkën “Ujku”, dëshmitari mohoi të ketë dëgjuar për këtë nofkë, por se për të kishte dëgjuar paslufte, dhe shtoi se për Pjetër Shalën ka dëgjuar përmes televizionit.
Gjatë seancës në pjesën e paradites, dëshmitari është pyetur për ndërtesën ku ai ka shkuar për të marrë injeksion, hapësirën e saj dhe personat që ka takuar aty.
E lidhur me këtë, dëshmitari tha se ka kaluar kohë e gjatë dhe nuk i kujtohet saktësisht.























