‘Mittrixfest’ hap sonte perden e Teatrit të Mitrovicës me komedi
BKT
Kulturë

‘Mittrixfest’ hap sonte perden e Teatrit të Mitrovicës me komedi

M.P / RTKlive

Festivali Tradicional i Komedisë në Mitrovicë, "MittrixFest" sonte do të nis edicionin e 13-të.

Edhe këtë vit në program janë përfshirë shfaqje komike të cilat paraqesin tema prej më të ndryshmeve. Pjesëmarrës do të jenë Teatri Shqiptar në Kumanovë, Teatri i Gjilanit, Teatri “Avdush Hasani” në Podujevë, Skena e Pavarur Kulturore e Tiranës, Teatri i Suharekës dhe Teatri “Muharrem Qena” në Mitrovicë.

“Për shtatë ditë radhazi, Mitrovica do frymoj me art dhe kulturë, siç thoshte skenderi, Mitrovica do përjetoj ‘ndezje kulturore’. 6 shfaqje/komedi teatrale do garojnë për 7 çmimet e mëdha që do i ndajë juria profesionale”, kanë njoftuar nga "MittrixFest".

Përveç shfaqjeve, festivali sonte do të ofrojë edhe vizita turistike - promovim i qytetit dhe trashëgimisë kulturore, punëtori nga ekspertë të fushës së teatrit dhe mbrëmje muzikore.

Festivali "MittrixFest" do të zgjas deri më 8 tetor.


MË SHUME NGA Kulturë