Osmani e Mizuuchi flasin për marrëveshjen ndërmjet dy shteteve
BKT
Lajme

Osmani e Mizuuchi flasin për marrëveshjen ndërmjet dy shteteve

F.S / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, me të cilin ka diskutuar për marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve në fushën e ICT, marrëveshje kjo e propozuar nga presidentja dhe e cila pritet të finalizohet së shpejti.

“Kjo marrëveshje, përfshinë aktivitete të përbashkëta të hulumtimit, seminare të përbashkëta, shkëmbim të studentëve, si dhe vizita reciproke të ligjëruesve nga të dy universitetet”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Ndryshe ambasadori jorezident i Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi ishte i shoqëruar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën japoneze, Keisuke Yamanaka, dhe profesori i Universitetit "KEIO", Masahito Kaëamori.


MË SHUME NGA Lajme