Kompleksi memorial ‘Masakra e Reçakut’ në fokusin e investimeve kulturore
BKT
Kulturë

Kompleksi memorial ‘Masakra e Reçakut’ në fokusin e investimeve kulturore

M.P / RTKlive

Është mbajtur takim mes Ministrisë së Kulturës dhe Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës (AMKMK) për kompleksin memorial “Masakra e Reçakut”.

Në takimin ku pjesëmarrës ishin ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemail Aliu dhe drejtori i AMKMK, Imer Hakaj u diskutuan idetë për dhënien e trajtimit meritor ndaj këtij kompleksi.

“Në këtë takim koordinues të iniciuar nga AMMKM, u diskutua veç tjerash edhe krijimi i ekipit punues për trajtimin dhe koordinimin e veprimeve për kompleksin, i cili do të zyrtarizohet së shpejti edhe me hapa ligjor të veprimit dhe funksionimit të tij”, thuhet në njoftimin e agjencisë.


MË SHUME NGA Kulturë