Pianistja Lule Elezi performon në Ditën kombëtare të Gjermanisë
BKT
Kulturë

Pianistja Lule Elezi performon në Ditën kombëtare të Gjermanisë

RTKlive

Pianistja me renome ndërkombëtare Lule Elezi ka performuar në ditën kombëtare të Gjermanisë, në Gjermani!

Manifestimi qendror me moton "Gjermania- një atdhe" u organizua nën patronatin e kryetarit të komunës Bingen am Rhein,  z. Thomas Feser e ku pianistja Lule Elezi ka mbajtur një koncert recital me veprat e kompozitorëve të mirënjohur gjerman dhe shqiptar si Beethoven, Schumann, Dhomi etj!

Në këtë koncert ishin të pranishëm figura të rëndësishme të jetës politike e kulturore në Gjermani!

Pianistja Lule Elezi ka koncertuar në vende të ndryshme të Evropës, në Kinë, Japoni, Rusi, ShBA, etj. Koncerti recital i Elezit u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit.

Pianistja Lule Elezi po vazhdon suksesshëm turin e saj të koncerteve gjithandej nëpër botë!.


MË SHUME NGA Kulturë