18:02 / 04.10.2023
James suspendohet për një ndeshje pas fyerjes së gjyqtarit
Uran Krasniqi / RTKLive
Reece James i Chelseat është suspenduar me një ndeshje pas pranimit se ishte protagonist në një incident në tunel pas humbjes së skuadrës së tij nga Aston Villa gjatë muajit të kaluar.
James ishte përballur me gjyqtarin Jarred Gillett pas humbjes, të cilin e kishte ofenduar.
Suspendimi është konfirmuar nga Federata Angleze të mërkurën.
“Mbrojtësi ka pranuar se ka pasur sjellje të pahijshme duke përdorur fjalë fyese ndaj një zyrtari të ndeshjes në tunel pas fishkëllimës së fundit”, është thënë nga FA.
Chelsea aktualisht gjendet në pozitën e njëmbëdhjetë në tabelën e Premier League, e cila kryesohet nga Manchester City.























