23:29 / 04.10.2023
Gërvalla: Radojçiq duhet t`i dorëzohet Kosovës tani
E. Hoti / RTKlive
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se organizatori i sulmit në Banjskë Milan Radojçiq duhet t`i dorëzohet Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në platformën "X" (ish-Twitter), Gërvalla-Schwarz ka deklaruar se shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi.
“Lirimi i shpejtë i terroristit Radojçiq, një ditë pas arrestimit të tij në Serbi, dëshmon se i gjithë ky proces është një farsë. Shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi. Radojçiq duhet t'i dorëzohet Kosovës tani”, ka thënë ajo.
























