Kearns: Serbia ende pa pasoja ndërkohë që Kosova është nën sanksione
BKT
Lajme

Kearns: Serbia ende pa pasoja ndërkohë që Kosova është nën sanksione

SH.Ç/RTKlive

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka shprehur shqetësime për mos marrjen e masave ndaj Serbisë nga ndërkombëtarët, pas agresionit të 24 shtatorit. Ndërkohë, ajo ka theksuar se megjithatë, Kosova mbetet nën sanksione.

Ky reagim i saj erdhi pasi Serbia liroi nga ndalimi terroristin dhe të sanksionuarin e ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radojiçiq.

“Radojiçiq mbetet i lirë në Serbi. Ende nuk ka pasoja për Beogradin nga Britania e Madhe, SHBA, BE, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, as rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s. Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së. Diplomaci parandaluese?”, ka shkruar Kearns në “X”.


MË SHUME NGA Lajme