143 viktima do të jenë pjesë e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
BKT
Gjykata Speciale

143 viktima do të jenë pjesë e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

SH.Ç/RTKlive

Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë kanë njoftuar se numri i viktimave që do të marrin pjesë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka arritur në 143.

Trupi gjykues në çështjen e ish-krerëve të UÇK-së, ka marrë vendim që edhe tre anëtarë të familjes së njërës prej viktimave që thuhet se ka ndërruar jetë së fundmi, të jenë pjesë e gjykimit.

“Më 4 tetor 2023, Trupi Gjykues në çështjen Thaҫi dhe të tjerët miratoi kërkesën e avokatit të viktimave për të lejuar tre anëtarë të ngushtë të familjes të njërës prej viktimave, e cila ka ndërruar jetë së fundmi, të marrin pjesë si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor”, thuhet në njoftim.

Në njoftim, thuhet se numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore ka arritur në 143.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me vrasje, tortura e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi në periudhën 1998–1999.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale