Osmani i thotë Macronit: Serbia përgjegjëse për sulmin terrorist
BKT
Lajme

Osmani i thotë Macronit: Serbia përgjegjëse për sulmin terrorist

A.B/RTKlive

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në margjinat e Samitit të Tretë të Komunitetit Politikë Evropian, që po mbahet në Granada të Spanjës, ku marrin pjesë liderët e 47 vendeve evropiane, është takuar edhe me presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Osmani tha se ka zhvilluar diskutim të rëndësishëm mbi zhvillimet e sigurisë në Kosovë, me homologun e saj francez Emmanuel Macron.

Presidentja Osmani shkroi në platformën X se ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për aktin e agresionit të saj kundër Republikës së Kosovës.

"Një diskutim i rëndësishëm me presidentin francez Emmanuel Macron, mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. Theksoj rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Republikës sonë", ka shkruar ajo.Osmani po ashtu në rrjetin tjetër social ‘Intagram’, ka postuar video të takimeve me Roberta Metsola kryetare e Parlamentit Evropian dhe të takimeve me lider të rajonit.


MË SHUME NGA Lajme