Trepça hyn në grupet e FIBA Europe Cup
BKT
Sport

Trepça hyn në grupet e FIBA Europe Cup

Uran Krasniqi / RTKLive

Trepça ia ka dalë të bëhet pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup. Kjo pas fitores kundër Parnu Sadam në ndeshjen e dytë të grupeve parakualifikuese. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 77:67 (11:15, 21:20, 26:19, 19:13). 

Fillimi ishte i skuadrës estoneze, si dhe periudha e dytë, por periudha e tretë ka shënuar kthesën e skuadrës kosovare, e cila e ka ruajtur epërsinë edhe në dhjetë minutëshin e fundit, si dhe e ka fituar përballjen. 

Më të mirët te mitrovicasit ishin Jordy Tshimanga me 14 pikë e 12 kërcime, Kevin Davis me 17 pikë e tetë kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 14 pikë.

Mitrovicasit ndeshjen e parë kishin fituar ndaj Tindastoll me rezultat 69:77 (17:16, 22:18, 14:16, 16:27).

Trepça në grupe do të ndeshet me Hapoel Galil Elion nga Izraeli, ZZ Leiden nga Holanda dhe Gravelines Dunkerque nga Franca.

Pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup është edhe kampionia e Kosovës, Peja.