Specialja arreston ish-pjesëtarin e UÇK-së, Sabit Jonuzi
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Specialja arreston ish-pjesëtarin e UÇK-së, Sabit Jonuzi

Jehona R. Zhitia/ RTK

(E plotësuar, ora 23:20) Avokati Kushtrim Bytyqi, ka konfirmuar për RTK arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Sabit Jonuzi.

“Mund të ju konfirmoj se sot në mëngjes është arrestuar z. Sabit Januzi, ish-luftëtari i UÇK, tani veteran i UÇK-së. Dje ai është marrë në pyetje nga ZPS në Fushë Kosovë dhe është liruar, por sot është arrestuar në shtëpinë e tij. Paraprakisht në fillim të majit 2023, është bastisur dhe i është konfiskuar telefoni”, tha ai.

Ai dyshohet për pengim të drejtësisë lidhur me një çështje penale që po trajtohet në DHS.

(Ora, 22:25)

Gjykata Speciale ka arrestuar sot ish-pjesëtarin e UÇK-së, Sabit Jonuzi nga Fushtica e Drenasit.

Lajmin për RTK-në, e ka konfirmuar Enver Hajdari, kryetar i degës së shoqatës së veteranëve në Drenas. Hajdari ka bërë të ditur se familjarët e kanë njoftuar atë për arrestimin e Sabit Jonuzit, i cili sipas tyre tashmë është dërguar në Hagë. Kreu i OVL-UCK-së në Drenas ka thënë se nuk e dinë ende se në çfarë cilësie Sabit Jonuzi është marrë nga Gjykata Speciale.


MË SHUME NGA Lajme