Mourinhon e kënaq pjesa e parë, jo e dyta
F.B./RTKLive
Edhe pse Roma triumfojë me rezultat bindës prej 4-0, kundër skuadrës zvicerane, Servette, megjithatë, trajneri Jose Mourinho, ka kritikuar të besuarit e tij, sidomos për paraqitjen e tyre në pjesën e parë.
Roma mbrëmë deklasoi skuadrën zvicerane në sfidën e luajtur në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Europa League.
Strategu portugez pas ndeshjes tha se është i kënaqur me pjesë e dytë, dhe jo më të parën.
“Pjesa e parë ishte e tmerrshme. Nuk më pëlqeu asgjë nga pozicioni ku isha. Ishim shumë pasivë. Megjithatë, më pëlqeu pjesa e dytë. Ne ndryshuam qëndrimin tonë dhe luajtëm me më shumë besim si me topin dhe pa topin”, ka thënë Mourinho.
Pas kësaj ndeshje Grupi G bashkëkryesohet nga Slavia e Pragës dhe nga Roma, ku skuadra çeke e bën dallimin në golaverazh më të mirë.























