Kurti refuzon t`u përgjigjet deputetëve në pyetjet parlamentare|Video
V.Th. RTKlive
Kabineti qeverisës ka marrë vendim që të mos u përgjigjet pyetjeve parlamentare të deputetëve që nuk janë duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha deputetët që i bëjnë pyetjet nuk do ta kenë përgjigjen e tij, edhe pse sipas tij përgjigjet i ka të përgatitura.
“Për shkak se nuk po i votoni marrëveshjet, të gjithë deputetët që po i bëjnë pyetjet nuk do ta kenë përgjigjen time edhe pse tashmë e kam të përgatitur. Jemi kolegë të të njëjtit shtet. Nuk ka pasur kryeministër në Kosovën e pavarur që është përgjigjur më me seriozitet në pyetjet parlamentare. Me keqardhje unë nuk mund të përgjigjem në pyetjet parlamentare që nuk vijnë nga ky parlament", ka theksuar Kurti, raporton RTKlive.
Ai theksoi se nga 377 marrëveshje ndërkombëtare në kohën kur ai ishte opozitë parlamentare që kanë kaluar në Kuvendin e Kosovës, vetëm tri marrëveshje nuk janë votuar.
Fillon seanca e Kuvendit me vetëm për pyetjet parlamentare|Live
Në Kuvendin e Kosovës ka filluar seanca e veçantë vetëm për pyetjet parlamentare.
Ministri i shëndetësisë Arben Vitia, tha se nuk do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për shkak të mos votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Deri sa të votohen marrëveshjet ndërkombëtare nuk do të përgjigjem në pyetjet nga deputetët të cilët nuk i kanë votuar këto marrëveshje”, tha Vitia























