Baerbock: Konflikti Kosovë-Serbi, kërcënim për Procesin e Berlinit|Video
A.B/RTKlive
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha sot në Tiranë se konflikti mes Kosovës dhe Serbisë është kërcënim për Procesin e Berlinit.
“Jemi në të njejtën linjë me SHBA-në dhe BE-në, duhet të tregojmë angazhim më të madh me prezencën e KFOR-it në komunat me shumica serbe”, kështu deklaroi Annalena Baerbock, e cila po merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit në Tiranë.
Sa i përket tensioneve në veri të Kosovës, Baerbock shprehu shqetësimin mbi sulmin në Banjskë, teksa shtoi se “prandaj Procesi i Berlinit është një nismë e cila apelon direkt se rruga për në BE duhet kryer së bashku, duke respektuar integritetin territorial".
Kryediplomatja gjermane po merr pjesë në punimet e samitit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.























