Ministria e Mbrojtjes rekruton kadetë për Akademitë Ushtarake në SHBA
BKT
Lajme

Ministria e Mbrojtjes rekruton kadetë për Akademitë Ushtarake në SHBA

B. H. | RTKlive

Ministria e Mbrojtjes tash e disa ditë ka hapur konkursin për pranimin e kadetëve të rinj në Akademitë Ushtarake të SHBA-së. Ky konkurs do të jetë i hapur deri më 8 tetor.

Ministria e Mbrojtjes do të bëjë nominimin  e gjashtë kandidatëve prej të cilëve një kandidat do të përzgjidhet për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore si dhe nominimin  e gjashtë kandidatëve tjerë, prej të cilëve një kandidat do të përzgjidhet për të studiuar në Akademinë Ushtarake të SHBA-së. Kandidatët e nominuar nga Ministria e Mbrojtjes do të testohen mëtejshëm nga akademitë përkatëse ushtarake në SHBA. Kandidatët duhet të jenë të moshës 18 vjeç dhe të mos kenë kaluar ditëlindjen e 23-të në ditën e fillimit të vitit akademik (1 korrik 2024);

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara.


MË SHUME NGA Lajme