Krasniqi: Kurti vazhdon të mbetet i izoluar nga ndërkombëtarët
BKT
Lajme

Krasniqi: Kurti vazhdon të mbetet i izoluar nga ndërkombëtarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti vazhdon të mbetet i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar.

Duke komentuar se në samitin e liderëve evropianë në Granada të Spanjës, Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani, Krasniqi ka thënë se kjo dëshmon izolimin që komuniteti ndërkombëtar ia ka bërë Kurtit.

“Në Granadë të Spanjës, ku u mbajt samiti i tretë i liderëve të Komunitetit Politik Evropian, shumica absolute e shteteve u përfaqësuan nga Kryeministrat e tyre, por jo edhe Republika e Kosovës. Kryeministri Kurti që del dhe zhurmon për marrëveshjet ndërkombëtare që s'po mundet t'i miratojë, vazhdon të mbetet i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas tij, është hera e dytë brenda një muaji që Kurti nuk ftohet në mbledhjet e liderëve botërorë.

 


MË SHUME NGA Lajme