Osmani diskuton me Risch për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
BKT
Lajme

Osmani diskuton me Risch për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sh.Ç /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Lihtenshtajnit, Daniel Risch, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit të sigurisë.

Presidentja Osmani ka bërë të ditur se në këtë takim ka theksuar edhe rëndësinë e avancimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, presidencën e radhës të së cilit do ta ketë ky vend.

“Pata një takim të mirë me kryeministrin e Lihtenshtajnit, Daniel Risch, ku diskutuam mbi zhvillimet e fundit të sigurisë. Në dritën e së ardhmes së Lihtenshtajnit në presidencës e Këshillit të Evropës, theksova gjithashtu rëndësinë e avancimit të anëtarësimit të Kosovës”, ka shkruar Ormani në platformën “X”.


MË SHUME NGA Lajme