11:44 / 07.10.2023
Osmani: Serbia të mbahet përgjegjëse për shkeljen e marrëveshjes
F.Sertolli / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimi Evropian, Josep Borrell me të cilin ka diskutuar për sulmin terrorist të grupeve të armatosura serbe ndaj Policisë së Kosovës në veri.
Presidentja Osmani përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se në takimin që pati me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell kërkoi që Serbia të mbahet përgjegjëse për shkeljen e nenit 3 të marrëveshjes së 27 shkurtit.
“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljen e qartë të nenit 3 të marrëveshjes së 27 shkurtit të BE-së, e cila parashikon detyrimin për t’u përmbajtur nga kërcënimi ose përdorimi i forcës”, ka thënë presidentja Osmani.























