15:08 / 07.10.2023
Ambasada e Kosovës kërkon të ndiqen udhëzimet e autoriteteve izraelite
B. H. | RTKlive
Ambasada e Kosovës në Izrael ka kërkuar nga të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që ndodhen në shtetin e Izraelit që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale izraelite.
Po ashtu, në njoftimin e kësaj Ambasade pas sulmit të Hamasit në Izrael, ka ftuar të gjithë shtetasit e Kosovës që të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem në numrin e kontaktit: +9720586340450.
Pasi anëtarët e Hamasit dhe organizatave të tjera palestineze pushtuan pjesët jugore të Izraelit, hodhën raketa në një numër zonash dhe vranë disa civilë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli është në luftë.























