15:02 / 08.10.2023
Hovenier: Dënojmë sulmet e tmerrshme të Hamasit kundër Izraelit
F.Sertolli / RTKlive
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier përmes platformës “X’, ka thënë se SHBA-ja i dënon sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit.
Hovenier tha se “nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin” dhe se solidarizohen me Izraelin.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë pa mëdyshje sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit, duke përfshirë komunitetet civile. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin”, shkroi Hovenier.
“Ne qëndrojmë në solidaritet me Izraelin dhe shprehim ngushëllimet tona për jetët izraelite të humbura në këto sulme”, tha ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.























