Gërvalla uron O’Brien: Mezi pres të forcojmë partneritetin tonë strategjik
BKT
Lajme

Gërvalla uron O’Brien: Mezi pres të forcojmë partneritetin tonë strategjik

F.S. / RTKlive

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka uruar James O’Brien-in për detyrën e re si Ndihmëssekretar të Shtetit për Evropë dhe Euroazi.

Ajo përmes një shkrimi në platformën ‘X’, thotë se me O’Brien, pret të forcojnë partneritetin strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

”Urime Jim O’Brien për konfirmimin e tij si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. Mezi presim të forcojmë partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara, të rrënjosura në vlerat tona të përbashkëta të demokracisë dhe lirisë”, ka shkruar ministrja Donika Gërvalla.

 


MË SHUME NGA Lajme