20:42 / 08.10.2023
Vuçiq mohon përfshirjen e djalit të tij në sulmin terrorist në Banjskë
B. H. | RTKlive
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mohuar se djali i tij, Danillo, ka qenë i përfshirë në sulmin në Banjskë kundër Policisë së Kosovës, më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Reagimi i Vuçiqit erdhi pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, postoi dëshmi në Facebook, ku konfirmohet se në sulmin në Banjskë mori pjesë Millorad Jevtiq, e që njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danillo Vuçiq, djalit të presidentit serb.
Vuçiq ka thënë se djali i tij nuk ka lidhje me sulmin në Banjskë, por ka thënë se ai “e do Serbinë dhe Kosovën si pjesë të saj”.























