15:02 / 09.10.2023
Kurti i shqetësuar me krimet kundër civilëve pas sulmeve të Hamasit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i shqetësuar me “krimet kundër civilëve dhe me rritjen e numrit të të vrarëve” pas sulmit të grupit militant Hamas në Izrael.
“I bashkohem thirrjes së aleatëve për ndërprerjen e menjëhershme të këtyre veprimeve dhe mbështetjen e të drejtës së Izraelit për t’u mbrojtur kundër terrorizmit dhe kërkesës për lirimin e menjëhershëm të pengjeve”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “X”.























