Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci
BKT
Lajme

Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci

E. Hoti / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Zoran Milanoviq ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci.

Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes, fokus i diskutimeve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

“Në agjendë të vizitës së presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se në kuadër të kësaj vizite zyrtare, presidentja Osmani do të ketë vizitë edhe në komunën e Rjekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë.


MË SHUME NGA Lajme