Qehaja: Siguria në shkolla varet prej menaxhimit nga përgjegjësit e tyre
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Qehaja: Siguria në shkolla varet prej menaxhimit nga përgjegjësit e tyre

M.Miftari/RTKlive

Një 16-vjeçari nga Peja, Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, nën dyshimin për planifikim të veprave terroriste dhe veprave penale kundër rendit kushtetues.

Lidhur me këtë rast, si dhe për raste të tjera të dhunës në shkolla Rinor Qehaja, drejtor i institutit 'EdGuard', tha se megjithatë shkollat tona janë të sigurta në krahasim me vitet e kaluara, ku, sipas tij, ka një vetëdijesim në rritje të komunitetit të shkollës.

“Për bindjen tonë koha e tepërt e të rinjve në qasje e tyre në ‘smartfon’ e internet e ka shpërqendruar trajtat e dhunës fizike në trajtat të tjera që prapë kategorizohen si pjesë e dhunës, mirëpo ambient i dhunës është i sigurt. Kjo na dëshmon në numrin e vogël të rasteve të dhunës në shkolla”, deklaroi Rinor Qehaja në “Info Plus”, në RTK.

Ai, tutje shtoi se vigjilenca e sigurisë në shkolla nuk duhet të ulet në asnjë moment, ngase të gjithë kemi një përgjegjësi në garantimin e sigurisë nëpër shkolla.

Në pyetjen se në shkolla janë gjetur mjete të forta që rrezikojnë jetën e nxënësve në shkolla, Qehaja u shpreh se kjo varet nga menaxhimi i shkollave nga përgjegjësit ë atij institucioni. “Nëse drejtorët e shkollave kanë një menaxhim të mirë, aty nuk ka raste të  dhunës”, tha ai.

Ndërkaq, lidhur me rastin e fundit, kur një nxënësi i është zbuluar plani i veprimit të dhunshëm, apo siç është cilësuar terrorist  ndaj disa nxënësve, bashkëmoshatarëve të tij e që është parandaluar nga njësitë kompetente të sigurisë, Qehaja tha se vend meritor i takon institucioneve të sigurisë në parandalimin e këtij rasti jo të mirë në shkollat tona.

“Institucionet e sigurisë në koordinim me institucionet e arsimit të analizojnë indikatorët tjerë që kanë predispozita për sjellje të tilla të dhunshme në mënyrë që të mos krijojnë atë rahatinë  e parandalimit nga ky rast, por të analizohen edhe predispozitat tjera edhe në shkollat tjera”, tha Qehaja teksa bëri thirrje institucioneve shtetërore në angazhimin e psikologëve në shkolla.


MË SHUME NGA Lajme