Bogujevci: Serbia po i strehon ata që kryen sulmin terrorist
A.B/RTKlive
Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur në Parlamentin e Këshillit të Evropës derisa është diskutuar për situatën e sigurisë në pjesën veriore të vendit tonë, pas agresionit serb të 24 shtatorit.
Derisa i është kundërpërgjigjur serbes Biljanta Pantiq, ajo ka thënë se është e papranueshme që 25 vjet më vonë të përballemi me sulme verbale e madje edhe terroriste nga Serbia që jo vetëm që nuk ka kërkuar falje, nuk i ka dënuar kriminelët nga lufta e fundit, por edhe tash po i strehon ata që kryen sulmin terrorist duke refuzuar t’i ekstradoj për në Kosovë.
Nënkryetarja Bogujevci kujtoi para të pranishmëve që Republika e Kosovës ka bërë gjithë çfarë ka mundur për të ndërtuar një jetë më të mirë për qytetarët e saj, përfshi minoritetet të cilat madje as nuk i quajmë minoritete po komunitete kombëtare.























