ASK gati për regjistrim të popullsisë
BKT
Lajme

ASK gati për regjistrim të popullsisë

Sh.Gashi/RTKlive

Agjencia e Statistikave të Kosovës në nëntor të këtij viti do të fillojë regjistrimin e popullsisë këtë vendim e ka marrë kryeministri Kurti në gusht të këti viti.

Sipas ASK-së të gjitha përgatitjet janë bërë për këtë proces.

Në emisionin InfoPlus në RTK ishte ftuar për të folur për këtë proces, Hazbije Qeriqi.

Hazbije Qeriqi, zyrtare e lartë për Komunikim me Publiku, tha se Agjencia  e Statistikave të Kosovës ka filluar përgatitjet  që nga viti 2019, mirëpo për shkak të situatës me pandeminë si dhe situatë politike në veri ka bërë që ky proces të shtyhet disa herë.

“Procesi i regjistrimit të popullsisë  është projekti më i madh kombëtare statistikore në një vend në kohë paqe edhe ne duke e pasur parasysh këtë jemi munduar maksimalisht që të punojmë intensivisht për të përgatitur të gjitha materialet të nevojshme sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara kështu kemi përgatitur hartën rrugore ,metodologjinë,  pyetësorët dhe dokumentet e tjera të nevojshme”, ka thënë Qeriqi për INFO PLUS në RTK.

“Siç edhe dihet vendimi i marrë nga kryeministri i Kosovës në të gushti të këtij viti që procesi për regjistrimin e popullsisë do të filloj me 1 nëntor të këtij viti është në fuqi ende ka bërë të ditur Qeriqi.

"Agjencia e statistikave ka disa mekanizma të tjerë që ta marr numrin e banorëve rezident në komunat veriore, mirëpo janë disa tregues thelbësor që për kushtet e jetesës dhe kushtet socioekonomike në këtë vend në ato zona dhe në zonat e vogla ku nuk mund të merren treguesit e sakat që t’i ndihmoj politikbërsve që të ndaj fonde të taksa paguesve të  Kosovës për të përmirësuar jetën e qytetarëve në vend", tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme