Nga sot Turqia edhe zyrtarisht merr komandën e forcave të KFOR-it
Visar Shatrolli /RTK
Komandanti i kësaj force paqeruajtëse, italiani Angel Michel Ristuccia ia ka dorëzuar detyrën komandantit të ri të KFOR-it, gjeneralit turk Özkan Ulutas.
Në këtë ceremoni të prani-dorezimit të detyrës së komandës së KFOR-it, po merr pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ambasadorë të vendeve të perëndimit të akredituar në Kosovë, ushtarak të vendeve të ndryshme që shërbejnë në vendin tonë, klerikë fetarë dhe personalitete të tjera.
Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me forca ushtarake. Turqia merr përsipër drejtimin e komandës në kohën e trazirave të Kosovës me Serbinë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

























