Daku ia dhuron fanellën bashkëshortes së Agim Ramadanit
BKT
Sport

Daku ia dhuron fanellën bashkëshortes së Agim Ramadanit

Uran Krasniqi/RTKLive

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku ia ka dhuruar fanellën Shukrije Ramadanit, bashkëshortes së dëshmorit, Agim Ramadani. 

Daku pas golit të shënuar kundër Polonisë një muaj më parë zbuloi tatuazhin ku shkuante "Katana", nofka me të cilën njihej Agim Ramadani gjatë luftës.

"Takim i këndshëm me Mirlind Dakun dhe sportistët që na bëjnë krenarë. Në kombetare nuk ja kufij ,aty kemi Shqipërinë etnike. Ju lumtë djema,ju priftë e mbara e suksesi!", ka shkruar ajo. 

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është grumbulluar për ndeshjen e radhës kundër Çekisë.