Neville: United nuk do të përfundojë në top-pesëshe të Premier League
BKT
Sport

Neville: United nuk do të përfundojë në top-pesëshe të Premier League

Uran Krasniqi / RTKLive

Gary Neville nuk beson se Manchester United do të përfundojë në top-pesëshen e Premier League këtë sezon, pavarësisht fitores me përmbysje të shtunën kundër Brentford.

"Djajtë e Kuq" kanë pasur një fillim të vështirë, duke humbur gjashtë nga  njëmbëdhjetë ndeshjet e në të gjitha garat nën drejtimin e Erik ten Hag.

"Unë nuk mendoj se Manchester United do të përfundojë në top pesëshen këtë sezon. Mposhtja e Brentfordit në shtëpi me dy gola në minutat nëntëdhjetë e tre dhe nëntëdhjetë e shtatë nuk do të thotë se gjithçka është në rregull. Larg kësaj. Është një rrëmujë.", ka thënë ai. 

Pas tetë javëve në Premier League, tabela kryesohet nga Tottenham, kurse Manchester United gjendet në vendin e dhjetë.