Shtyhet dëshmia e dëshmitarit të 29 në rastin ndaj krerëve të UÇK-së
BKT
Gjykata Speciale

Shtyhet dëshmia e dëshmitarit të 29 në rastin ndaj krerëve të UÇK-së

Sh.Ç /RTKlive

(E plotësuar, ora 14:40) Është shtyrë dëshmia e dëshmitarit të 29-të në rastin ndaj ish-krerëve të UCK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Avokati mbështetës i dëshmitarit të 29-të, ka thënë se klienti i tij nuk po ndjehet mire dhe se nuk është i gatshëm të dëshmojë. Dëshmitari i mbrojtur në disa raste ka kërkuar që të shkojë në burg, pasi nuk dëshiron të dëshmojë.

Tutje u vendos që dëshmitari i 29-të në rastin Thaçi dhe të tjerët do të vazhdojnë dëshminë më 16 tetor.

Ndërkohë, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nisi dëshminë dëshmitari 30-të. Sipas përmbledhjes së lexuar në gjykatë, dëshmitari është ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Avokati i dëshmitarit të 29-të: Klienti im nuk është i gatshëm të dëshmojë

Në Dhomat e Specializuara ku po mbahet seanca për rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, avokati mbështetës i dëshmitarit të 29-të, ka thënë se klienti i tij nuk po ndjehet mirë, duke thënë se ai nuk dëshiron të dëshmojë, por është i gatshëm të shkojë në burg.

“Klienti im është shumë i stresuar, nuk është i gatshëm të japë dëshmi, por i gatshëm të shkojë në burg”, ka theksuar ai.

Avokati, e tha këtë pasi kanë filluar pyetjet e prokurores Clara Lawson për dëshmitarin.

Në fillim të seancës në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim, Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III ka njoftuar se ka caktuar një avokat mbështetës për dëshmitarin e 29-të të mbrojtur të Prokurorisë, duke informuar se është i lirë që të konsultohet me të.

Avokati është caktuar pas kërkesës së djeshme të dëshmitarit, me arsyetimin se nuk po i kuptonte gjërat mirë.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale