20 vjetori i lumturimit të Nënë Terezës shënohet me koncert në Tiranë
BKT
Kulturë

20 vjetori i lumturimit të Nënë Terezës shënohet me koncert në Tiranë

M.P. / RTKlive

20 vjetori i lumturimit të humanistes me origjinë shqiptare, Nënë Terezës do të shënohet nëpërmjet koncertit “Tre tenoret”.

I organizuar nga Orkestra Filharmonike Tre Tenoret “Ibrahim Madhi” në Tiranë, koncerti do bashkojë tenorët Armaldo Kllogjeri nga Shqipëria, Granit Musliu nga Kosova e Ismet Vejseli nga Maqedonia e Veriut.

Koncerti do të dirigjohet nga Bujar Llapaj, ndërkaq e ftura speciale do të jetë soprano Catherine Wethington nga SHBA-ja.

Përkujtimi muzikor do të mbahet në Qendrën Kulturore të Katedrales së Kishës Ortodokse të Tiranës, më 19 tetor.


MË SHUME NGA Kulturë