Mblidhet Grupi i Kontaktit për Ukrainën, Maqedonci e Jashari në takim
BKT
Lajme

Mblidhet Grupi i Kontaktit për Ukrainën, Maqedonci e Jashari në takim

RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, të shoqëruar nga ambasadori i Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, po marrin pjesë në takimin e radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që po zhvillohet sot në selinë e NATO-s në Bruksel.

Takimi drejtohet nga sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin si dhe ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov.

Për herë të parë, pjesëmarrësve iu drejtua edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili shprehu falënderimin e popullit të Ukrainës ndaj ministrave dhe shefave të mbrojtjes të pranishëm për ndihmën e ofruar vendit të tij.

Fokusi i takimit ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni.Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës është formati i takimeve të ministrave dhe shefave të mbrojtjes së mbi 50 vendeve të botës që përbëjnë koalicionin e madh të mbështetësve të Ukrainës, që prej fillimit të agresionit rus.


MË SHUME NGA Lajme