Trajneri i Çekisë mendon se skuadra e tij mund të fitojë në Tiranë
BKT
Sport

Trajneri i Çekisë mendon se skuadra e tij mund të fitojë në Tiranë

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Republikës Çeke, Jaroslav Silhavy ka thënë se në ndeshjen me Shqipërinë janë tri pikë dhe skuadra e tij do të luajë për t`i fituar ato tri pikë.

Në konferencën e mbajtur një ditë para ndeshjes në Tiranë ai ka thënë se beson që skuadra e drejtuar nga ai do të dalë fituese. 

"Në ndeshjen e parë, ne kemi parë lojtarë shumë cilësorë të Shqipërisë, duke nisur nga mbrojtja. Jemi të informuar mbi Shqipërinë, kundërshtari ynë ka shumë besim në vetvete dhe kjo është diçka e veçantë. Shqipëria disponon lojtarë që luajnë në Serie A, apo edhe një sulm me emra si Uzuni, Asani apo edhe Broja. Pra, është një skuadër me kualitet dhe ne duhet të bëjmë kujdes me hapësirat, sepse nëse gabojmë Shqipëria ka element që mund të bëjnë dëm në çdo moment. E kemi studiuar dhe duhet të tregohemi vigjilentë në çdo moment, por ashtu siç Shqipëria ka përgatitur ndeshjen edhe ne e kemi bërë dhe të mos harrojmë që edhe ne kemi pikat tona të forta", ka thënë ai. "Natyrisht që atmosfera në stadium do të jetë shumë e zjarrtë, zhurmuese, me një publik të shumë të numër, por ne jemi mësuar me një atmosferë të tillë, sepse kemi lojtarë që luajnë çdo javë në situata të tilla, me stadiume të tejmbushura".

Në ndeshjen e parë në Çeki ndjesha qe mbyllur me barazim. Shqipëria po kryeson Grupin E me dhjetë pikë nga pesë ndeshje, përpara çekëve që kanë tetë pikë nga katër ndeshje. Më poshtë gjenden Polonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.