Demaj: Ndeshjet me Danimarkën do t`i shërbejnë Kosovës për rritje
BKT
Sport

Demaj: Ndeshjet me Danimarkën do t`i shërbejnë Kosovës për rritje

Uran Krasniqi / RTKLive

Kapitenia e Kosovës, Leonora Demaj konsideron se ndeshjet me Danimarkën do t`i shërbejnë skuadrës për rritje të mëtejme. 

Danimarka e Kosova takohen të enjten prej orës 21:00 në Horsens, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

“Dihet cilësia e Danimarkës. Është një nga kombëtaret më të forta në botë. Për ne ndeshjet me Danimarkën janë një mësim i madh dhe i rëndësishëm. Shpresoj që këto dy ndeshje të shërbejnë për rritje të Kombëtres sonë. E dimë që jemi larg Danimarkës, mirëpo e kemi një gjë që nuk e kanë danezet – ne jemi luftëtare dhe do të luftojmë deri në sekondën e fundit. Do të mundohemi të jemi të suksesshme dhe të kemi fitore të vogla gjatë ndeshjes”, ka thënë Demaj, e cila është njëra prej tri lojtareve të Kosovës që luajnë në elitën daneze.