18:46 / 11.10.2023
Hapet ekspozita e Myzejene Zymit që tregon se Mitrovica ka histori
E. Hoti / RTKlive
Myzejene Zymi ishte fotografja e parë grua në Mitrovicë. Shkrepjet që kanë ngrirë kujtime e ngjarje, aparatet dhe veglat e saj të punës, gjatë nëntorit do të ekspozohen në Muzeun e qytetit.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Hajrullah Çeku.
Ai ka thënë se ekspozita përveç që do të ofrojë një perspektivë të re në muzeologjinë kosovare dhe vë në pah përfshirjen e grave në fushat e artit dhe artizanateve, prezanton Mitrovicën si një qytet të pasur me histori dhe kulturë të zhvilluar.
Projekti udhëhiqet nga Fitore Bala Bucaliu, përfituese e këtij viti në thirrjen publike për art dhe trashëgimi kulturore.























