20 shtetas shqiptarë largohen nga Izraeli
BKT
Lajme

20 shtetas shqiptarë largohen nga Izraeli

E. Hoti / RTKlive

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme  e Shqipërisë ka njoftuar se 20 shqiptarë janë larguar nga Izraeli mëngjesin e sotëm .

Ata kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm nga Izraeli për në Greqi përmes një fluturimi të linjave ajrore greke, të koordinuar  nga  Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

“17 prej tyre pasi kanë mbërritur në Athinë, janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore dhe po transportohen për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë, si: Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Vlora, nën kujdesin e MEPJ.

MEPJ është në kontakt  të vazhdueshëm me të gjitha ambasadat edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt  të vazhdueshëm me të gjitha Ambasadat edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme