Ambasadori francez: Presim të shohim saktësisht se si u organizua sulmi
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Ambasadori francez: Presim të shohim saktësisht se si u organizua sulmi

Arbana Hajredinaj/ RTK

Në një deklaratë për RTK-në, ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerrot tha se presin të shohin saktësisht se si u organizua sulmi në veri, derisa theksoi se ajo që është temë qendrore në këtë fazë është dialogu.

Masat e paralajmëruara të BE-së në raport me Serbinë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ende nuk shihen në horizont.  Guerrot, tha se para vendosjes së pasojave të mundshme, fillimisht po priten hetimet se si u organizua ky sulm.

 “Tani duhet të shikojmë saktësisht se si u organizua ky sulm. Tashmë ka diskutime mes partnerëve përkatës dhe këtu nuk mund të them më shumë për pasojat e mundshme për aktorët e këtij sulmi”, tha Oliver Guerrot, Ambasador i Francës në Kosovë.

Sipas diplomatit francez, ajo që është temë qendrore në këtë fazë është dialogu.  Ai tha se dialogu i lehtësuar nga BE-ja duhet të vazhdojë. Sipas tij kjo është e vetmja rrugë përpara. “Rruga përpara është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, për këtë ne po punojmë shumë”, tha ai.

Guerrot tha se në kuadër të procesit të dialogut, fokusi duhet të jetë te marrëveshja dhe zbatimi i saj.


MË SHUME NGA Lajme