Senatorja amerikane: SHBA krah jush, nuk duam konflikt
BKT
Lajme

Senatorja amerikane: SHBA krah jush, nuk duam konflikt

M.P. / RTKlive

(E përditësuar 10:56) Senatorja amerikane Jeanne Shaheen në konferencën për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se shtetet evropiane dhe ShBA-të janë të koncentruara në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe stabilitetin në këtë zonë.

“Mendojmë se është shumë e rëndësishme që përgjegjësit të japin llogari sipas sundimit të ligjit dhe Serbia të bashkëpunojë në hetimet e vazhdueshme. Është kohë e duhur dhe një përkujtim i mire që stabiliteti afatgjatë i këtij rajoni dhe Kosovës nënkupton një marrëveshje me Serbinë për të adresuar në mënyrë paqësore dallimet mes vendeve tuaja”, ka thënë ajo.

Tutje theksoi se SHBA qëndrojnë me Kosovën dhe nuk duan të shohin një konflikt tjetër në këtë rajon.

“E pamë javën e kaluar se çka ndodhi kur ka urrejtje, konflikt dhe çështje të pazgjidhura ku qytetarët janë ata që humbasin në një situate të tillë. E di se qytetarët e Kosovës e kuptojnë çfarë ndodh kur ka konflikt dhe ndikimin e paparashikueshëm në familjet. Nuk duam që të ketë më shumë konflikt, siç po e shohim në Ukrainë. Prandaj stabiliteti dhe lidershipi janë të rëndësishme për Kosovën. SHBA qëndrojnë krahë jush”, u shpreh senatorja.

Tutje tha se ndihet mire kur sheh rritjen e trupave ushtarak të KFOR-it sepse kjo siguron siguri dhe stabilitet

Kurti: Dialogu s’mund të vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë

(E përditësuar 10:49) Kryeministri Kurti ka thënë se dialogu nuk mund të vazhdojë duke i injoruar sulmet terroriste të Serbisë ndaj Kosovës.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE nuk mund të vazhdoj thua se s’ka ndodhur asgjë. Nuk mund të vazhdojmë punën dhe këtë status quo edhe më tutje, kapitulli i dialogut duhet të merr parasysh edhe veprimet sulmuese e agresive të Serbisë dhe përpjekjet e saj për aneksimin e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Tutje kryeministri ka thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për atë që ka kryer më 24 shtator në veri të vendit, ose përndryshe sulmet mund të rishfaqen.

“Institucionet e inteligjencës sonë kanë vërejtur se ka pasur rritje të rrezikut për sulme nga Serbia dhe qëllimi i këtyre grupeve është të portretizohet Kosova thua se ka force kundër serbëve. Unë jam kryeministër i gjithë Kosovës, i të gjitha komuniteteve prandaj të gjitha këto përpjekje për destabilizim duhet të ndërpriten tani. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për ndryshe këto sulme agresive do të vazhdojnë edhe më tutje”, ka deklaruar kryeministri.

Kurti tregon për korridorin që Serbia planifikonte të barte armë e ushtri

(10:45) Kryeministri Albin Kurti pas takimit me dy senatorët amerikanë në konferencë për media ka thënë se qëllimi i sulmit të 24 shtatorit ka qenë aneksimi i gjithë veriut të Kosovës.

Ai ka thënë se përfshirja e Serbisë në këtë sulm ka ndodhur së paku në katër shtresa.

“Sulmi ka qenë pjesë e një plani më të gjerë për aneksimin e krejt veriut përmes sulmeve të koordinuara në 37 vende, përmes krijimit të një koridori me Serbinë për t’u furnizuar me armë dhe trupa ushtarakë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se heroi i vrarë, Afrim Bunjaku nuk mund t’iu kthehet as familjes e as shtetit, porse në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar duhet të parandalohen sulmet e tilla në të ardhmen.

Nis takimi i Kurtit me dy senatorët amerikanë

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ka nisur takimi i kryeministrit Albin Kurti me senatoren amerikane, Jeanne Shaheen dhe senatorin Peter Welch.

Paraprakisht dy senatorët u takuan me presidenten Vjosa Osmani, pas së cilës deklaruan se mbështesin Kosovën.

Madje  senatorja Jeanne Shaheen, në konferencë për media tha se Kosova është shteti që ShBA-të me shumë krenari e kanë mbështetur gjatë viteve.

 “Pas ngjarjeve të shtatorit erdhëm për të shprehur keqardhjen tonë dhe ngushëllimet tona”, tha Shaheen.

 


MË SHUME NGA Lajme