15:51 / 13.10.2023
Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet rreth dëmeve të vërshimeve
Edona Podvorica / RTK
Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet ku do të raportonte Ministri i Financave, Hekuran Murati.
Kryetari i Komisionit, Armend Muja ka propozuar ndryshim të pikave të rendit të ditës, e cila nuk u përkrah nga deputetët e opozitës në këtë komision.
Si pasojë, mbledhja dështoi në mungesë kuorimi.























