16:12 / 13.10.2023
Filmi ‘Heshtja e Sirenave’ me premierë botërore në Brazil
M.P. / RTKlive
Filmi “Heshtja e Sirenave” me regji dhe skenar nga Gazmend Nela, do të ketë premierën botërore në një nga festivalet më prestigjoze në botë, festivali i filmit “Mostra” në Sao Palo të Brazilit.
Filmi do të garojë në kategorinë New Film Makers Competition në edicionin e 47-të të festivalit.
Aktorët të cilët luajnë janë Sunaj Raça, Allmir Suhodolli, Armenis Nokshiqi dhe Rina Krasniqi.
Edicioni i 47-të i festivalit ndërkombëtar të filmit Sao Paulo në Brazil do të mbahet mes datave 19 tetor dhe 1 nëntor.























